Kështu tha dikur Oliver Kahni, dhe “Titani” e dinte se ç’fliste. Pas një ndeshje si ajo e Bajernit ndaj Paderbornit, nuk mund të ketë sjellje tjetër përveçse një qortimi të brendshëm dhe harresës. Vetëm një goditje në minutat e fundit nga Robert Levandovski i dha fitoren Bajernit (3-2) në “Alianc Arena” ndaj skuadrës më modeste të Bundesligës. Gnabri shënoi në minutën e 25-të, Srbeni barazoi në fund të pjesës së parë, dhe Levandovski ktheu avantazhin në 70’, veçse 5 minuta më pas Sven Mihel barazoi sërish. Polaku vulosi suksesin në 88’.
“Ne nuk ishim aspak seriozë, dhe ishim të çoroditur, – u shpreh trajneri Hansi Flik, – pas rezultatit 2-2 ne dhamë maksimumin dhe e merituam fitoren. Kjo është arsyeja që jam i lumtur me rezultatin. Paderborni luajti shkëlqyeshëm, dhe na sfidoi deri në fund, por ne e dinim se nuk të ishte e lehtë”. Bajerni luajti me 3 lojtarë në mbrojtje dhe kjo nuk shkoi mirë, ndërsa duket se vëmendja është kaluar tek sfida e madhe ndaj Çelsit në Champions mesjavën e ardhshme. Bajerni kryeson Bundesligën me 49 pikë ndaj 45 të Lajpcigut që ka një ndeshje më pak.
Sfidanti.al