Dueli mes Anthoni Xhoshua dhe Vladimir Kliçko është duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm. Dy boksierët do të ndeshen në Uembli, më 29 prill të vitit të ardhshëm. Kjo ndeshje e jashtëzakonshme është duke u pritur me aq padurim, saqë rreth 50 mijë bileta janë shitur brenda pak orësh, raporton e përditshmja sportive madrilene AS.
Kapaciteti i plotë i arenës është 90 mijë shikues, por duke marrë parasysh ritmin e shitjes së deritashme të biletave, të gjuitha vendet e impianitit pritet të ezaurohen brenda javës.