Barça abonohet me vuajtjen, dhe “Kamp Nout” i vjen në majë të hundës!

Kike Setien ndoshta ka nevojë për kohë që skuadra e tij të funksionojë, po ashtu ka nevojë për një Lionel Mesi në formën e tij të zakonshme, por duket se trajneri nuk po e gjen fatin e duhur as në moshën 61-vjeçare. Barcelona e drejtuar nga ai duket si një “deve e ngopur” që nuk dëshiron “të pijë ujë”, dhe pa energjinë që të mbyllë siç duhet një ndeshje. Pas vuajtjeve në fitoren 3-2 në fushën e Betisit ja një tjetër vuajtje, këtë herë në “Kamp Nou” ndaj Getafes.

Kundërshtari, dakord, është në formë të mirë, por si shpjegohet që gjithnjë Barça nuk i mbyll dot ndeshjet dhe rrezikon të barazohet deri në sekondat e fundit. Këtë herë shënuan Grizman (më në fund) dhe Sergi Roberto. Mesi sërish nuk realizoi, por edhe një herë shërbeu asiste të shkëlqyer. Kapiteni nuk është mirë fizikisht, ndërsa stadiumi “Kamp Nou” nuk e fali skuadrën duke vërshëllyer fort. Barcelona nuk duket në gjendje të fitojë La Ligën, edhe pse u barazua me pikë me Realin, dhe po ashtu nuk bind për Championsin.

Sfidanti.al