Sfida e re e Kubicës, rinis karrierën në kampionatin DTM

Karriera e Robert Kubicës rinis nga kampionati DTM. Piloti polak ka nënshkruar një kontrarë me skuadrën satelit ART Gran Prix dhe do të drejtojë një makinë BMW M4 me të cilën kishte kryer edhe një test në Jerez në muajin dhjetor.

‘Kampionati DTM po më intrigonte prej kohësh-tha ish piloti I Williams-është një ndër më të mirët në botë. Sigurisht na duhet ende të fitojmë eksperiencë nëse krahasohemi me skuadrat e tjera, por do të punojmë fort  për t’u përmirësuar. Mezi po pres që të filloj’

Pas një rikthimi të pafat në Formula 1 me vetëm 1 pikë të fituar me skuadrën Williams që ishte një dështim I plotë, polaku I rikthehet garimit në pistë. Kubica që kishte firmosur një akord si kolaudator me Alfa Romeo, do të garojë për herë të parë në Zolder në 25 dhe 26 prill, ndërkohë që kampionati do të mbyllet në Hockenheim në 3-4 tetor.

Ai do të jetë piloti I 7 që do të garojë me BMW në këtë sezon të DTM së bashku me Marco Wittmann, Timo Glock, Philipp Eng, Sheldon van der Linde, Lucas Auer e Jonathan Aberdein.

Kubica debutoi në Botërorin e Formula 1 në 2006 pikërisht me një makinë BMW dhe në 2008 fitoi garën e tij të vetme në këtë kampionat.

Sfidanti.al