Iker Casillas është gati për të vënë kandidaturën për president të Federatës Spanjolle të Futbollit. Portieri I Portos që nuk është tërhequr zyrtarisht nga futbolli luajtur duket se është gati të ndërmarrë këtë hap të madh. Në fakt është folur prej kohësh për këtë, por tani sipas programit ‘El Larguero’ në Cadena Ser janë bërë edhe lëvizjet e para zyrtare
Ish portieri I Realit të Madridit, kampion bote me Spanjën në 2010 në fakt iu ka komunikuar objektivin e tij institucioneve sportive në Spanjë, madje ka zhvilluar edhe një takim me Presidenten e re të Këshillit për Sportin, organizmi më I lartë politico-sportiv në Spanjë.
Casillas që do të ketë edhe mbështetjen e Shoqatës Spanjolle të Futbollistëve do të sfidojë në këtë garë, presidentin aktual të RFEF, Luis Rubiales
Sfidanti.al