Sarri takon Anjelin e Paratiçin, por problemi i Juves është mesfusha!

Nuk është se po bëhet dramë, por shqetësimi ekziston, ndaj edhe ata që drejtojnë duhet të veprojnë. Andrea Anjeli, presidenti i Juventusit, zgjodhi të vepronte duke u takua me Mauricio Sarrin, e duke pasur një darkë pune me trajnerin e tij, Mauricio Sarri. Që ishte për punë, u kuptua edhe nga prania edhe e drejtorit sportiv, Paratiçi. E përditshmja “La Stampa” informon se darka ishte në restorantin “Il Bastimento” në Torino, dhe se atmosfera ishte e qetë dhe e kthjellët, ndërsa u shërbye peshk, pa harruar të tymosej edhe ndonjë cigare (me gjasë, nga Sarri).

Sidoqoftë, “La Gazeta delo Sport” shkruan se më shumë se problem trajneri, Juvja ka shqetësime në mesfushë. Miralem Pjaniç pritej të ishte motori, me 150 prekje topi në ndeshje, por boshnjaku nuk po arrin të shënojë golat e pritur prej tij. Edhe lojtarët e rinj të afruar së fundmi nuk po japin dot maksimumin, siç janë Ramsej e Rabio. i pari pritet të largohet. “La Gazeta” llogarit se mesfusha ka shënuar vetëm 4 gola nga 44 gjithsej të Juves këtë vit, ndërsa Pjaniç pati vetëm 58 prekje topi në Veronë. Rënia e tij ka sjellë edhe rënien e Juves, pasi boshnjaku ishte lojtar themelor për Sarrin.

Sfidanti.al