Gelson Martins paguan shtrenjtë shtyrjen ndaj arbitrit; pezullim pa afat

Gelson Martins pritej që të ndëshkohej rëndë pasi shtyu dy herë arbitrin Mikael Lesage, në ndeshjen mes Nimes dhe Monacos. Dhe në fakt ashtu ndodhi sepse Komisioni I Disiplinës në Ligën Franceze të Futbollit bëri të ditur se e ndëshkoi me pezullim pa afat futbollistin e Monacos që do të thotë se pritet që Martins të mos luajë më në Ligue 1 deri në fund të sezonit.

Gjithsesi vendimi nuk është ende I formës së prere pasi LFP ka hapur një hetim për të qartësuar atë cfarë ndodhi, dicka që do të jetë e lehtë për t’u bërë për shkak të imazheve televizive që nuk lënë asnjë vend për dyshim. Ndërkaq, drejtuesit e klubit të Principatës e kritikuan sjelljen e Gelson Martins I cili kërkoi ndjesë për sjelljen e tij nëpërmjet rrjeteve sociale

Sfidanti.al