Zllatani: “Unë jam si ajo vera e vjetër, edhe kur të jem 50 vjeç”

Zllatan Ibrahimoviçi që është 35 vjeç, por që luan si të jetë 25 vjeç, konsideron sesa më i vjetër që të jetë, aq më i mirë është, si ajo vera e kuqe e vjetër që përmirësohet me kalimin e kohës. Ky futbollist suedezo-boshnjak thotë se ai mund të luajë deri në 50 vjeç si profesionist. Sikurse dihet, Ibroja, në këtë sezon të Premier Ligës angleze, po luan me Mançester Junajtidin dhe, pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, ka shënuar 16 gola, gjë që tregon se Zllatani është një lojtar vendimtar për “djajtë e kuq” që, ç’është e vërteta, gjatë këtij sezoni, duken mjaft të brishtë në ndeshje të çaktuara. Zllatani që, në ndeshjen e fundit, në fushën kundërshtare, me ËBA-në, shënoi dy gola, tregoi se është në një formë të nivelit të lartë dhe se nuk ka ardhur që të harxojë kohë në Premier Ligë.

“Nuk mund t’i shmangem dot faktit se jam 35 vjeç, por mendja ime më thotë se unë jam ende 25 vjeç. E ndjej veten në një formë të tillë, sikur jam ende i ri dhe, kështu unë mund të luaj, edhe kur të mbush 50 vjeç. Unë jam si ajo vera e kuqe e vjetër, sa më e vjetër, aq më e mirë bëhet”, thotë Ibroja, duke qeshur. Zhoze Murinjo, besojmë ne, se nuk do të kishte dashur një lojtar më të mirë sesa ai, duke pasur parasysh se Zllatani erdhi tek ManU-ja si një lojtar i lirë dhe klubi për të nuk pagoi qoftë edhe një euro!

Sfidanti.al