Pedro Rodriguez vihet në shënjestrën e kritikave të tifozëve të Chelseat. Sulmuesi spanjoll I Bluve të Londrës pas barazimit 2-2 me Leicester ditën e shtunë, ku ai nuk la gjurmë, fluturoi menjëherë drejt Barcelonës për të qenë I pranishëm në një festë të organizuar në një local shumë të njohur në Cornella de Llobregat.
Pedro u pa të shkonte në atë diskotekë në orën 1 të mëngjesit dhe të largohej pas 4 orësh. Sipas të pranishmëve, Pedro u pa të kërcente me një vajzë bionde duke hequr këmishën për të treguar format e trupit të tij, ndërkohë që I dukeshin edhe të mbathurat.
Sipas asaj që publikohet te tabloidi britanik The Sun, Pedro që ishte në shoqërinë e disa prej miqve të tij, shpenzoi 4000 Euro për pijet që u konsumuan fgjatë 4 orëve të qëndrimit të tij në diskotekë.
Sfidanti.al