David Beckham duket se e ka marrë me revansh përforcimin e Inter Miami dhe vë në shënjestër, Antoine Griezmann. Ajo që e zbulon këtë është e përditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas së cilës, pronari britanik I skuadrës nga Florida në MLS ka vendosur t’I bëjë një ofertë sulmuesit francez të Barcelonës.
Griezmann ka me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2024 dhe me siguri ky interes I David Beckham e bën të ndihet shumë krenar duke qenë se sulmuesi e ka pasur ish kapitenin e përfaqësueses angleze si një prej idhujve të tij e për më tepër, futbollistit I pëlqejnë sportet që aplikohen në SHBA sidomos kampionati amerikan I basketbollit, NBA.
Por pavarësisht kësaj, ‘L’Equipe’ thekson se ky opsion për Griezmannin I përket më shumë së ardhmes, ndërkohë që te Inter Miami mund të shkojë Edinson Cavani menjëherë pas përfundimit të sezonit duke qenë se në 30 qershor I skadon kontrata me Paris Saint Germainin
Sfidanti.al