‘The Times’ kritikon Bale: 500 mijë Paund në javë për golf dhe diell

Gareth Bale ishte objektivi i merkatos dimërore të Tottenhamit dhe Mourinhos, por kjo lëvizje nuk u konkretizua dhe uellsiani do të mbyllë edhe një sezon te Reali i Madridit.

Në Angli, mbyllja pa sukses e këtyre tratativave shkaktoi reagim të fortë të mediave që e kritikuan ashpër Gareth Bale dhe në krye qëndron  ‘The Times’ që publikon artikullin me titull: ‘500 mijë Paund në jave dhe vetëm golf e diell’ duke publikuar edhe një foto të Bale gjatë një ndeshjeje me Realin e madridit në Santiago Bernabeu.

Në këtë artikull që u shkruajt nga gazetari Matt Laëton shpjegohen vështirësitë e një operacioni ku Bale nuk bëri thuajse asgjë për të mundësuar largimin e tij nga Reali i madridit për t’u kthyer te skuadra që ia prezantoi botës, Tottenhami

sfidanti.al