Kompania e mjeteve charter të fluturimit ku bënte pjesë edhe helikopteri ku humbi jetën Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë, nuk kishte certifikatën e fluturimit në kushtet me vizibilitet të dobët. Sipas burimeve të ‘Neë York Times’, në fakt ‘Island Express Helicopters’ që kishte në zotërim ‘Sikorsky S-76 B’ kishte certifikatë për të fluturuar vetëm sipas rregullave të fluturimit vizibël, që do të thotë se pilotët duhet të jenë në gjendje që të shohin qartë nga jashtë mjetit ajror në dritën e diellit.
Piloti I helikopterit të Bryant që është një prej viktimave të aksidentit, kishte licencë vetëm për fluturim instrumental, por nuk kishte autoritet ligjor për atë fluturim specific sepse kompania e chartet nuk kishte certifikatën e nevojshme të Federal Aviation Administration
Sfidanti.al