Një ditë pas zyrtarizimit të tij si futbollist i Interit, Christian Eriksen vendosi që të përshëndetet për herë të fundit me tifozët e Tottenhamit dhe këtë e ka bërë nëpërmjet njëpostimi në profilin e tij në Instagram.
‘Të dashur tifozë të Tottenhamit, nuk e di nga t’ia filloj-lexohet në postimin e Eriksen në Instagram-kam ruajtur shumë kujtime të pabesueshme në këto 6 vjet e gjysmë. Jam argëtuar gjatë stërvitjeve të përditshme dhe zhvillimit të shumë ndeshjeve, por ndonjëherë dëshiron vetëm të provosh dicka të re. Kështu që, tifozë të Hotspurs, për mua ishte njëk kënaqësi që të luaja me klubin tuaj dhe shpresoj që të takohemi sërish në të ardhmen. Ju uroj më të mirën! Christian’.
Sfidanti.al