Zidani donte Pogbanë, jo Eriksenin, por duket se do mbetet pa asnjërin!

Natyrisht, nuk është se do të jetë “pa bukë”, pasi Reali merr shpesh atë që do. Për momentin, Fede Valverde ka bërë të harrohen të tjerët, por historitë e dy viteve të fundit kanë qenë të mbushur me lajme për Pol Pogbanë dhe Kristian Eriksenin. Reali bisedoi një herë me presidentin e Totenemit, Daniel Levi, dhe kuptoi se danezin nuk mund ta merrte pa 100 milionë euro. Florentino Perez e cilësoi shifër të lartë, por po ashtu nuk ishte i bindur për Pogbanë. Trajneri Zidan besohet se ishte i gjithi për kampionin e botës, jo për Eriksenin, dhe me gjasë ishte sërish Perez që e ndërpreu ëndrrën e Zizusë. Po ashtu, në Madrid nisën të mendonin për mesfushorin e Ajaksit, Doni Van der Bek që është shumë më i ri sesa danezi, dhe është më shumëanshëm se Erikseni.

Sfidanti.al