“Kërcen Barça nga belaja”, s’ka Obamejang e Rodrigo, pritet Tadiçi!

Që në “Kamp Nou” nuk shkojnë punët mirë, kjo kuptohet. Që nga viti 2015 janë shpenzuar 1 miliardë euro për blerje lojtarësh, dhe shumë prej tyre nuk kanë dhënë atë që pritej, siç janë edhe Kutinjo apo Dembele. Barcelona është e detyruar tani në janar, sërish të dalë në “treg” pasi kërkon sulmues. Drejtuesit u refuzuan nga Arsenali për Obamejangun, dhe tani u kthyen mbrapsht “duar bosh” për Rodrigon e Valencias. Mediat spanjolle njoftojnë se në shënjestër është sulmuesi serb i Ajaksit, Dushan Tadiç, një lojtar vërtet i mirë, por ndoshta një zgjedhje e sforcuar, nga halli. Vitin që kaloi ai realizoi 38 gola, ndërsa këtë edicion ka arritur në 11 gola. Gjithsesi, edhe për të marrë Tadiçin nuk do të jetë e lehtë, pasi Ajaksi nuk dëshiron të mbetet pa yllin e vet.

Sfidanti.al