Mbyllet cështja Gabigol; braziliani te Flamengo për 17 milionë Euro

Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ më në fund sheh t’I bëhet dëshira realitet dhe shkon te Flamengo këtë radhë përgjithmonë. Klubi Brazilian zyrtarizoi arritjen përfundimtare të marrëveshjes me Interin për kalimin e sulmuesit te skuadra kampione e Brazilit dhe Amerikës latine. Në arkat e Interit do të shkojnë 17 milionë Euro si dhe 15% e vlerës së futbollistit nga një rishitje e mundshme e tij në ndonjë skuadër tjetër.

Për Gabigolin kishin shfaqur interes edhe klube të Premier League angleze si Ëest ham dhe Chelsea, por sulmuesi dëshironte vetëm Flamengon dhe  e gjithë kjo histori pati një fund të lumtur për të. Përsa I përket kontratës dhe pagës së tij, Gabigol te Interi përfitonte 3.5 milionë Euro në sezon, ndërkohë që kontrata e tij mbyllej në 2022. Te Flamengo ai do të përfitojë një shifër pak më të ulët, por gjithsesi mbi normën mesatare.

Mbyllen në këtë mënyrë, raportet mes klubit zikaltër dhe Gabigol që u transferua në Milano në 2016 për një shifër prej rreth 30 milionë Euro, por pa rezultuar asnjëherë vendimtar teksa me Interin luajti 10 ndeshje, ndërkohë që kaloi edhe te Benfica, Santos e pikërisht Flamengo në formën e huazimit.

Sfidanti.al