Yamaha vendosi të besojë sërish te Maverick Vinales. Vetëm pak ditë para nisjes se testeve parasezonale, piloti spanjoll rinovoi kontratën e tij me skuderinë japoneze deri në vitin 2022. Që nga momenti I ardhjes te Yamaha, 4 vjet më parë, Maverick Vinales ka mundur të regjistrojë 6 fitore, 19 podiume dhe 9 pole position që I dhanë mundësinë që të renditet ne vendin e tretë në Botërorin e MotoGP të 2017 dhe 2019
‘Për mua ishte shumë e rëndësishme të bëja këtë njoftim përpara fillimit të sezonit sepse jam shumë I motivuar dhe dua të jem në gjendje që të përqendrohem totalisht te sezoni 2020-tha Maverick Vinales-Yamaha është si një familje. Objektivi ynë kryesor është si gjithmonë, fitorja e Botërorit dhe rikthimi I Yamahas në vendin e parë. Do të jap më të mirën time. E falenderoj Yamahën për besimin e treguar ndaj meje, do të rritemi shumë shpejt’.
Tani ajo që mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë me Valentino Rossin dhe të ardhmen e tij duke qenë se edhe Doktori është drejt mbylljes së kontratës së tij me Yamahan.
Sfidanti.al