‘Gobbo bastard! Cfarë nuk the kundër Juventusit, por pastaj ule të mbathurat-kështu theksohej në një nga parrullat e shfaqura jashtë stadiumit San Paolo të Napolit nga tifozeria e kësaj skuadre në prag të supersfidës me Juventusit. Është një ndeshje kjo ku trajneri aktual i bardhezinjve Maurizio Sarri kthehet si kundërshtar i Napolit për herë të parë.
Tifozët e skuadrës napoletane padyshim nuk ia kanë falur këtë kalim te Juventusi të cilën e konsiderojnë si një tradhëti, pas 3 sezoneve që Sarri kaloi në pankinën e Napolit. por parrulla kundër Sarrit u shfaqën edhe në pika të tjera të qytetit, por që më pas u hoqën, ndërkohë që për atë cfarë ndodhi policia ka nisur hetimet.
sfidanti.al