Tenis, karriera e Wozniackit mbyllet mes lotësh

Karriera e shkëlqyer tenistike e Caroline Wozniackit u mbyll mes lotësh në turneun e parë Grand Slam të vitit, Australian Open, pas humbjes së pësuar prej saj në raundin e tretë nga tuniziania Ons Jabeur. Wozniackli që e kishte bërë të ditur që në dhjetor vendimin e saj për të varur raketën në gozhdë teksa tha se Australian Open do të ishte turneu I fundit I saj në karrierë, e humbi këtë ndeshje me rezultatin 2-1 me sete 5-7;6-3;5-7. Danezja 29 vjecare e ul siparin e karrierës së saj me 30 tituj të fituar në turnetë WTA dhe me një titull Grand Slam në palmaresin e saj; atë të Australian Open të vitit 2018

‘Mendoj se ishte e shkruar të ndodhte kështu-tha Wozniacki pas përfundimit të ndeshjes-kam përjetuar eksperienca të pabesueshme në fusha, tifozët kanë qenë fantastikë dhe mbështetja nga ana e familjes sime ishte e madhe, sidomos ajo e babait tim që më ka stërvitur gjatë gjithë këtyre viteve. Zakonisht nuk qaj. Kam ruajtur kujtime speciale që do t’I vlerësoj, ishte një rrugëtim I bukur, por tani jam gati për kapitullin e ri, gati për atë që do të vijë’.

Sfidanti.al