MotoGP, Iannonen e mbron e dashura: Jemi të qetë, është I pafajshëm

Andrea Iannone në javët e fundit është përfshirë në një cështje dopingu pasi rezultoi pozitiv në testet antidoping dhe për herë të parë për këtë histori flet edhe Giulia De Lellis, e dashura e pilotit të Aprilias në MotoGP. Në një intervistë për programin ‘Verissimo’ të Canale 5, De Lellis doli në mbrojtje të Iannones duke e cilësuar si të pafajshëm,

‘Është në një moment të vecantë të karrierës së tij, ku unë nuk mund të bëj gjë tjetër vecse t’I qëndroj pranë-tha Giulia De Lellis-jemi të qetë, sepse e dimë që është I pafajshëm. Ai është shumë I vendosur që të vërtetojë këtë dhe jam e sigurt se do t’ia dalë mbanë. Jam shumë pozitive sepse e njoh si person. Më vjen keq kur lexoj disa gjëra në rrjetet sociale sepse Andrea ka një të kaluar si sportist model. Shpresoj që gjithcka të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur’.

Sfidanti.al