Inter shet ‘pjesët’; Lazaro kalon te Newcastle, Gabigol drejt Flamengos

Inter shet pjesët, arkëton të ardhura dhe si pasojë përgatitet për të zyrtarizuar edhe  blerjet e reja të rëndësishme me Eriksen në kryë. Zyrtarizimi I parë I klubit zikaltër  në dalje është ai që ka të bëjë me largimin  e Valentino Lazaro te Newcastle ku kreu vizitat mjekësore e më pas firmosi kontratën e tij të re.

Lazaro shkoi te Newcastle në formë huazimi me te drejtë blerje nga ana e klubit anglez për vlerën e 20 milionë Eurove. Ishte vetë Interi që bëri të ditur lajmin e largimit të Lazaros në Premier League angleze nëpërmjet një komunikate për shtyp

Ndërkaq, ditën e hënë do të jetë radha e zyrtarizimit të largimit të Gabigol në drejtim të Flamengos me klubin brazilian që do të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit. Tashmë gjithcka është gati për mbylljen e këtyre tratativave me Interin që do të arkëtoj 20 milionë Euro shifër së cilës do t’I shtohet edhe 20% e shifrës së rishitjes së tij të mundshme në të ardhmen.

Por lajmi I ditës ka të bëjë me Politanon që duket se ka pranuar kalimin te Napoli me të cilin është gati të firmosë një kontratë 4 vjecare me pagë rreth 2 milionë Euro, plus bonuset. Ndërsa klubet e Interit e Napolit kanë arritur akordin mes tyre për transferimin e Politanos me huazim për 18 muaj me detyrim blerje të tij për 20 milionë Euro

Sfidanti.al