Sekretet e Kristianos, nga atletika tek basketbolli për shënimin e golave!

Vjeshtën e kaluar kaloi një periudhë të vështirë të karrierës. Nuk ishte mësuar një superkampion si Kristiano Ronaldo që të zëvendësohej që në nëntor, që të mos shënonte shumë dhe që të kritikohej e të tallej. Gjithsesi, ai e ka pasur gjithnjë të qartë se çfarë duhej të bënte, të shtrëngonte dhëmbët e të punonte më shumë. “La Gazeta delo Sport” rrëfen sekretet e “ringjalljes” së portugezit që po kalon momentin më të mirë tek Juventusi, të krahasueshëm me atë në Madrid.

CR7-ta pajtoi ish-nënkampionin olimpik të Athinë 2004, Frensis Obikuelun, për të marrë leksione sprinti, sidomos për rezistencën dhe forcën e momentit të shpërthimit. Jo vetëm kaq, por ai ka marrë leksione filmike nga basketbolli, për të përmirësuar kërcimin që e ndihmon për golat me kokë. Këto nuk janë një gjë e re, e reja është vetëm që Kristiano gjithnjë gjen diçka që nuk e ka provuar më parë. Kur ishte tek Reali, merrte leksione nga sprintierja olimpike, Samanta Klejton, ndërsa kush nuk e kujton se çfarë thonë futbollistët e Mançester Junajtidit. Në “Old Traford”, Ronaldo kishte marrë me rrogë një ekip të tërë specialistësh, nga fizioterapisti deri tek ushqyesi. Sot, më shumë se kurrë, trupi i tij ka nevojë për kujdes, pasi po shkon drejt të 35-ve.

Sfidanti.al