Manchester City, surpriza Guardiola: Penalltitë? I gjuan Ederson

Manchester City është një skuadër me shumë kampionë në përbërje, por që kanë vështirësi në ekzekutimin e 11 metërshave dhe për të zgjidhur këtë problem, Guardiola hodhi një ide shumë të cuditshme; që nga ky moment, penalltitë do t’I ekzekutojë portieri Ederson.Shkaku I marrjes së këtij vendimi të pazakontë nga ana e trajnerit katalanas u bë gabimi I radhës nga pika e bardhë, këtë radhë nga Gabriel Jesus në sfidën me Sheffield United

‘Jam I shqetësuar, duhet të mendohem mirë-tha Guardiola-në nivele të caktuara, penalltitë janë të rëndësishëm dhe bëjnë diferencën në shumicën e rasteve. Duhet të vendos se cili do të jetë ekzekutuesi I radhës I penalltive. Në këtë moment, Ederson është më I miri që kemi, më besoni. Nuk e humbet asnjëherë qetësinë, nuk I hipën gjaku në kokë asnjëherë, kështu që mund t’I gjuajë ai penalltitë’.

Ekzekutimi I penalltive nga një portier nuk është një risi absolute. Gjatë viteve të kaluara janë shfaqur shumë gardianë të portave që kanë pasur sukses nga pika e bardhë; më I famshmi është ndoshta José Luis Chilavert, që në karrierën e tij ka shënuar 62 gola dhe është I vetmi në botë që ka shënuar edhe një tripletë, por portieri më prolific në mënyrë absolute është Rogerio Ceni që ka në aktivin e tij 129 gola të shënuar. Po kështu njihet edhe gjakftohësia e Hans Jorg Butt që është përkufizuar si Chilaverti evropian, po kështu edhe ajo e Rene Higuita që ka shënuar 41 gola në karrierë e ka dhënë spektakël në të gjithë Amerikën e Jugut .

Sfidanti.al