Interi është shumë pranë Eriksenit, por yjet zikaltër duken të dërrmuar!

Nëse do të shpëtojë sezonin, do ta bëjë vetëm me anë të përforcimeve. Madje edhe duke i integruar sa më shpejt në skuadër. Siç pritej, për Interin pjesa më e vështirë ishte gjysma e dytë e edicionit dhe dy barazimet radhazi e shkëputën në -4 nga Juventusi. Lajmet nga Italia janë që Eriksen është shumë pranë kalimit për në “San Siro”, por gjithashtu njoftimet janë se futbollistët kryesorë zikaltër nuk po munden më. Gjashtë prej tyre kanë mbi 2 000 minuta të luajtura këtë sezon, diçka që duket se “po i djeg”. Kjo shpjegon edhe barazimet e vuajtura ndaj Atalantës dhe Leçes, dhe i jep kuptim fjalëver të trajnerit Konte se “nëse nuk japim 200 për qind jemi skuadër normale”. Këta lojtarë, Handanoviç, De Vraj, Shkriniar, Brozoviç, Lukaku dhe Lukaku, kanë luajtur nga 2430 deri në 2094. Duke përjashtuar Handanoviçin, që është portier, të tjerët janë të stërlodhur.

Sfidanti.al