Stadiumi i ri, Interi dhe Milan, gati dy projekte të tjerë

Vijon puna e Interit dhe Milanit për ndërtimin e stadiumit të ri në zonën e San Siros. përfaqësuesit e të dy klubeve  kanë dorëzuar projekte të reja të impiantit të dizenjuara nga studiot e arkitekturës ‘Manica Cmr’ dhe ‘Populous’ që kanë bërë korrektimet e kërkuara nga Bashkia e Milanos.

Propozimet e reja nuk parashikojnë shembjen e stadiumit aktual ‘Meazza’, por vetëm një ristrukturim të tij që do ta shndërronte atë në një lloj ‘sport district’ për praktikimin e disa aktiviteteve amatoriale dhe me funksione argëtuese të hapura për të gjithë dhe falas.

Është kjo një zgjedhje që do të përshtatej me kërkesat e  të dy klubeve të cilët kërkonin ndërtimin e një stadiumi të ri si dhe do të plotësonte edhe kërkesën e Bashkisë për të ruajtur një pjesë të kujtesës historike dhe vlerës së stadiumit të San Siros. Takimi i radhës i teknikëve të Bashkisë së Milanos për të vlerësuar këto propozime të reja do të mbahet pas 10 ditësh. ndërkaq, Milani dhe Interi do të vazhdojnë me një studim më të thellë teknik dhe ekonomik të këtyre projekteve të prezantuara gjithnjë në koherencë me linjën e përcaktuar nga Bashkia e Milanos.

sfidanti.al