Gola dhe emocione u panë në sfidën e San Siros mes Milanit dhe Udineses e vlefshme për javën e 20 të Serisë A dhe që pa si fituese skuadrën e kuqezinjve. ajo e kësaj të diele ishte dita e kthimit të Zlatan Ibrahimovic si titullar në fushën e lojës, por pavarësisht pranisë së suedezit, ai që mori rolin e protagonistit ishte Ante Rebic që shënoi 2 herë në portën e friulanëve.
Ishin pikërisht këta të fundit që shënuan të parët me Larsen që në minutën e 7 dhe arritën të shkonin në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0. por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan falë Ante Rebic i aktivizuar pikërisht në këtë 45 minutësh. Ishte pikërisht kroati që barazoi shifrat në 1-1, një gol ky që pak minuta më vonë u shoqërua nga ai Theo Hernandez. Udinese krijoi iluzionin se mund të dilte me pikë nga San Siro teksa barazoi shifrat në 2-2 me Lasagnan, por Ante Rebic e theu këtë iluzion të bardhezinjve teksa shënoi golin e fitores 3-2 për Milanin në castet e fundit të sfidës
sfidanti.al