Federika Narxhi mbron Matrin në rrjetet sociale

Askush të mos guxojë të zemërojë Federika Narxhin. Bashkëshortja bukuroshe e Alesandro Matrit publikoi në rrjetet sociale, koleksionin e kostumeve të plazhit të dizenjuar nga ajo vetë dhe në një prej fotot e postuara ajo ishte bashkë me qendërsulmuesin e Breshias.

Por dikush në komentet e bëra në profilin e Narxhit e sulmoi Alesandro Matrin  teksa shkruante: Ke ardhur të marrësh pensionin këtu?  Përgjigja e ish velinës ishte e menjëhershme dhe pa u ardhur shumë rrotull fjalëve me bukuroshen që iu drejtua komentuesit: ‘Rri i qetë, erdhi te Breshia me dëshirën për të luajtur, Pusho dhe shko të punosh ti më mirë’.

Sfidanti.al