Thiago Alcantara mund të lërë Bayernin për të kaluar te Manchester United

Thiago Alcantara mund të vijojë karrierën e tij te Manchester United, të paktën kjo është ajo që thekson tabloidi britanik ‘The Sun’. Mesfushori Brazilian I natyralizuar spanjoll ka një kontratë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2021 dhe duket se është gati të lërë Bundesligën për një aventurë të re në Premier League ku janë Djajtë e Kuq ata që kanë shfaqur interesin për 28 vjecarin

Gjithnjë sipas medias britanike, Manchester United ka kohë që është vënë në ndjekje të Thiagos dhe nuk do të kërkojë që këtë radhë t’I shpëtojë mundësia për ta sjellë atë në Old Trafford, gjithnjë nëse parashikimet për largimin e tij nga Bayerni rezultojnë të vërteta. Vetë Solskjaer e ka bërë prioritet blerjen e mesfushorit duke menduar edhe për mundësinë e largimit të Paul Pogba në fund të këtij sezoni. Thiago Alcantara po luan sezonin e tij të 7 me bayernin e Mynihut, pas 5 sezoneve me Barcelonën në 2008-2013, klubi ku ai është formuar si futbollist.

Sfidanti.al