Atentat ndaj Kovacevic, media serbe: Vrasësin e dërgoi Raul Bravo

Cështja Kovacevic është kthyer në një subject të vërtetë për romanet policeskë. Ish sulmuesi I Juventusit e Lazios, aktualisht në rol drejtuesi të Olimpiakios ka qenë viktimë e një atentati të kryer jashë vilës së tij në Greqi në fillim të muajit janar, kur një person që ishte në drejtimin e një makine Smart qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur lehtë. Nuk dihen shkaqet e kësaj prite, por sipas të përditshmes serbe ‘Telegraf’, ai që organizoi gjithcka ishte ish shoku I skuadrës së Kovacevic, Raul Bravo

Kovacevic dhe Raul Bravo kanë luajtur së bashku te Olimpiakosi në periudhën 2007-2009. ‘Telegraf’ nuk shpjegon arsyet e kësaj tentative vrasjeje apo këtij lloj paralajmërimi kundrejt Kovacevic, por shfaqet shumë e sigurt teksa bën përgjegjës, Raul Bravon. Sipas kësaj të përditshmeje, atentati I kryer ishte vepër profesionistësh; makina që  u vodh në Selanik në tetor dhe kishte targa që I përkisnin një makine tjetër u gjet e djegur 700 m larg vilës së ish sulmuesit.

Misteri shtohet akoma më shumë edhe nga fakti se motivi për kryerjen e kësaj vrasjeje është ende e panjohur, ndërkohë që hetimet për këtë atentat janë në zhvillim e sipër. Kovacevic dëshmoi 2 herë në policinë greke duke theksuar se nuk e kishin kërcënuar asnjëherë duke mos e përmendur emrin e Raul Bravos. Për më tepër, mister është edhe cështja e plumbit, nuk është gjetur asnjëherë dhe kjo mund të bëjë që hetuesit të mendojnë se arma e përdorur ishte bosh dhe se ishte përdorur për të trembur 46 vjecarin serb.

Sfidanti.al