Federata Skoceze e Futbollit po mendon të ndalojë gjuajtjet me kokë të topit për fëmijët futbollistë nën moshën 12 vjecare, dicka që konfirmohet nga Shoqata ‘Headëay’ sipas së cilës vendimi mund të merret në kuadër të luftës ndaj sëmundjes se demencias që mund të prekë ata në të ardhmen kur të jenë në një moshë të rritur.
‘Sipas një studimi më të fundit të kryer nga universiteti I Glasgoët që ka deklaruar se futbollistët profesionistë kanë një rrezik shumë të lartë ndaj sëmundjeve neurodegjenerative në krahasim me publikun, është një temë që duhet mbajtur parasysh. Është mëse e kuptuehme që trajnerët dhe prindërit e fëmijëve kërkojnë sqarime në lidhje me këtë problem-tha presidenti I kësaj shoqate, Piter MekKejb-kështu që është thelbësore që të bëhen kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë se cilat janë rreziqet e lidhura me goditjen me kokë të një topi modern. Ka pyetje në lidhje me kufirin e moshës dhe spekulimet sugjerojnë moshën 12 vjecare. Që të lë të nënkuptosh se një fëmijë në moshën 13 vjecare mund të godasë topin me kokë. Por pyetja është se si ta dimë që kjo është e vërtetë?.
Sfidanti.al