Laura, tifozja gjermane që lufton “neonazit” në Kotbus!

Është e re, por jo “buzëqumësht”, dhe nga formimi duket tepër e pjekur. Emri i saj është Laura Klement, gjermane e lindur në Kotbus, dhe që i ka vënë vetes qëllim të luftojë atë që quhet “e djathta ekstreme” në qytetin e saj. Në Gjermani, por edhe në Europë, shpesh Kotbusi dhe skuadra e Energisë (ku dikur luante shqiptari Skerdi Curri) janë sinonim i ekstremit, i neonazistëve, i dhunës dhe i kaosit. Laura është zgjedhur që nga fillimi i këtij viti në pozicionin e “Komisioneres për Larminë dhe Tolerancën” në klubin e Energisë së Kotbusit, në mënyrë që të rregullojë reputacionin.

A ka frikë vajza 28-vjeçare? “Unë nuk jam e trembur, por e kam të qartë se kjo punë ka edhe rreziqe, – thotë ajo, – do të has kundërshti, do të has edhe njerëz të dhunshëm. Duhet të jem e zonja për ta përballuar. Synimi im është që të krijoj një rrjet në qytet dhe në krahinë, me shoqata dhe institucione të ndryshme të rinjsh dhe me projekte për tifozët”. Pra, Kotbusi e ka një “Zhan d’Arkë” të vetën.

Sfidanti.al