Me Superkupën në Arabi, Spanja fiton organizimin e Botërorit 2030!

Vitin e kaluar ishte format i vjetër, por vend i ri, këtë ndërsa këtë herë janë që të dyja të reja. Superkupa e Spanjës, pasi u luajt në Marok me një finale të vetme, këtë sezon është në Arabinë Saudite në një turne katërsh, një ekspozitë e futbollit spanjoll në Lindjen e Mesme, me 4 skuadrat më të mira të tij. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, aspak i kënaqur nga udhëtimet dhe aspekti sportiv, pohoi në konferencën para ndeshjes ndaj Atletikos se “ne jemi këtu për arsye financiare, ju e kuptoni se futbolli tani është bërë biznes”. “Të ishte për mua, do të doja të mos kishim ardhur deri këtu për Superkupën, por këto vendime i merr Federata”, – vazhdoi trajneri katalanas. Federata, në të vërtetë, pati arsye të forta, pasi “petrodollarët” janë ende në modë. Ajo do të fitojë 134 milionë USD për faktin se pranoi që Superkupa të luhej në Arabi, dhe me 4 skuadrat. Kjo do të thotë 120 milionë euro, dhe thuhet se këto para do ta ndihmojnë Spanjën të fitojë të drejtën e organizimit të Botërorit 2030, së bashku me Portugalinë.

Sfidanti.al