Kaloi Anglinë me të mbathura për bamirësi, Liverpuli I dhuroi derbin

Quhet Majkëll Këllen, por në Angli të gjithë e njohin si ‘Speedo Mick’ dhe bëhet fjalë për 55 vjecarin britanik, një tifoz I flaktë I Evertonit. Por tani Majkëll Këllen e njeh edhe pjesa tjetër e botës pasi ishte I ftuari I nderit në Anfield në derbin e FA Cup mes Liverpulit dhe Evertonit.  Në fakt skuadra e The Reds I dhuroi 55 vjecarit një biletë si shpërblim për nismën e bamirësisë që  ndërmori dhe që bëri xhiron e botës.

‘Speedo Mick’ I veshur vetëm me të mbathura përshkoi 1700 km në këmbë për të mbledhur fonde për personat në nevojë. Objektivi I tij ishte të grumbullongte 100 mijë Paund duke përshkuar të gjithë vendin, qytet më qytet duke kërkuar para për bamirësi, madje këtë kërkesë ia bëri edhe vetë Klopit. ‘Uroj që edhe ai të vërë një kartmonedhë 10 Paund në të mbathurat e mia-u shpreh Majkëll Këllen para ndeshjes

Sfidanti.al