Gara për Këpucën e Artë, Imobile arrin Robert Levandovskin

Për momentin gara për Këpucën e Artë për sezonin 2019/2020 është mes Robert Levandovskit dhe Ciro Immobile. Sulmuesi I Bajernit të Mynihut dhe ai I Lazios janë në kuotë të barabartë pikësh në klasifikimin për shënuesin më të mirë në kontinentin evropian një cmim, 38 me 19 gola të shënuara. Vlen të  shpjegohet se numri I golave të shënuar nga një sulmues shumëzohet me koeficentin e përcaktuar nga UEFA të shkallës së vështirësisë së kampionateve në kontinentin evropian, për 5 kompeticionet kryesore ky koeficent është 2, ndërsa nga vendi I 6 deri të I 22 është 1.5, për pjesën e mbetur të kompeticioneve koeficenti I shkallës së vështirësisë është 1.

Por kush janë sulmuesit e tjerë që pasojnë Levandovskin e Imobilen në garën për Këpucën e Artë? Vendi I tretë mbahet nga Timo Verner I Lajpcigut me 18 gola e 36 pikë,  I ndjekur nga Vardi me 17 gola e 34 pikë e Erik Sorga I Flora Talin që ka shënuar 31 gola, por ka 31 pikë pasi koeficenti I vështirësisë për skuadrën estoneze është 1. Bie në sy në këtë klasifikim fakti që ylli dhe kapiteni I Barcelonës, Lionel Messi është për momentin vetëm në vendin e 7 me 26 pikë pas 13 golave të shënuar, ndërkohë që Cristiano Ronaldo nuk është në dhjetëshen e shënuesve më të mirë në Evropë deri tani, dhjetëshe që mbyllet nga Pierr Emerik Obamejang, me 13 gola e 26 pikë.

Sfidanti.al