Lionel Messi e mbylli dekadën e parë të shekullit të 21 si lojtari I vetëm që ka fituar 6 topa të Artë. Shifrat e regjistruara prej tij nuk lënë vend për asnjë dyshim, pasi askush nuk ka mundur të shënojë më shumë gola sesa argjentinasi në periudhën 2010-2019. Këtë e tregon një studim I kryer nga portali Transfermarkt sipas të cilit, Messi në këtë dhjetëvjecar ka shënuar 522 gola në 521 ndeshje me një mesatare 1 gol për ndeshje të gjitha me fanelën e Barcelonës
Në vendin e dytë është rivali I përjetshëm I argjentinasit, Kristiano Ronaldo me 45 gola më pak, 477 finalizime në 489 ndeshje, ndërsa Levandovski plotëson podiumun me 198 gola më pak me polakun që ka një bilanc me 324 gola në 454 ndeshje.
Nga 10 goleadorët më të mirë të dekadës, vetëm Messi dhe Benzema rezultojnë se kanë luajtur për 10 vjet me të njëjtin klub me francezin që është në vendin e 10 me 232 gola në 470 ndeshje me Realin e Madridit. Përsa I përket Ronaldos, portugezi nga 477 gola, 450 I ka shënuar me fanelën e Realit në 438 sfida me Los Blancos.
Në listën e golashënuesve më të mirë të dekadës është edhe Luis Suarez I renditur në vendin e pestë me 303 gola në 445 ndeshje. Nga këto, uruguajani 190 I ka shënuar me Barcelonën në 268 ndeshje me katalanasit.
Sfidanti.al