Arsenali bëri të ditur dëmtimin e Cembërs dhe qëndrimin e tij për 6-9 muaj jashtë fushave, Mancester Junajtid do të humbasë MekTominej 3 muaj dhe Pogba për 1 muaj, Arsenal pa që të dëmtohej edhe Martineli, Aston vila dhe Njukasëll duhet të bëjnë pa 4 futbollistë secila… Me pak fjalë praktikisht të gjitha klubet e Premier Leagues janë prekur nga dëmtimet dhe kundërkoha pas periudhës së ngarkuar të Krishtlindjes.
Futbolli në Krishtlindje që ka të gjithë vëmendjen e medias në Angli dhe jashtë saj, është një problem I vërtetë për futbollistët. Kjo për faktin se në harkun e pak ditëve luhen shumë ndeshje deri në 4 javë kampionati në 10 ditë dhe koha e pushimit mes ndeshjeve është shumë e pakët. Ndodh pikërisht e kundërta e asaj që këshillojnë mjekët, pasi probabiliteti për të pasur dëmtime në ekipe është shumë I madh dhe bilanci I këtinj viti bie vërtet shumë në sy.
Për momentin numri I futbollistëve të dëmtuar që nga nisja e Turit të Forcës së Krishtlindjes në futbollin anglez është 20.
Kjo ngjeshje e sfidave dhe numri I lartë I dëmtimeve, ka bërë që edhe më parë të ngrihet zëri për të shfaqur këtë shqetësim. Për më tepër ka pasur nga ata që theksojnë se klubet dhe përfaqësuesja angleze nuk kanë sukses në arenën ndërkombëtare pikërisht për shkak të këtij problem pasi lojtarët shkojnë në fazën finale të sezonit të lodhur. Vitin e kaluar Liverpuli bëri përjashtim, të shohim se cfarë do të ndodhë në 2020.
Sfidanti.al