Milan, rrjetet sociale ‘cmenden’ me Ibra-mania

Ardhja e Ibrahimovic mund të jetë një ogur I mirë për Milanin për të ndryshuar fytyrë dhe te kthejë sezonin. Tashmë te kuqezinjtë është rritur optimizmi por edhe ambicia, sidomos te tifozët. Kjo sepse Ibrahimovic nuk është vetëm garancia e golit  dhe rezultateve individuale. Tashmë planeti Milan është zgjuar I gjithi me të mësuar për arritjen e një marrëveshjeje mes klubit milanez dhe sulmuesit suedez. Në rrjetet sociale ka shopërthyer një Ibra-mania e vërtetë.  Duke nisur nga profili në  Tëitter I Peskarës që e falenderon dhe e përshëndet pasi e ftoi pak javë më parë të zgjidhtr Abruzzon e deri te profile I Lega Calcio që I uron mirëseardhjen.

Por ka edhe nga ata që do të donin që të riluhej Atalanta-Milan. Të bindur se do të përfundonte 5-6 dhe autori I golave të kuqezinjve ishte pikërisht ai, Zlatan Ibrahimovic që përfundoi edhe në profilin e Ikea Italia në Tëitter.Kjo e fundit e fton që të bëjë pazar për festa dhe të mos harrojë topin prej rrobe për t’u stërvitur edhe në shtëpi.

Pra, fenomeni Ibra është nisur, tani Pioli, Maldini dhe Boban duhet të shpresojnë që ai të jetë edhe në fushën e lojës për 6 muajt e ardhshëm dhe nëse do të jetë e mundur edhe në 12 muajt pauses nëse do të ketë rinovim të kontratës

Sfidanti.al