Për dy vjet e gjysmë kaloi nga e keqja në të keqe. Nuk pati skuadër më pa fat në futbollin gjerman sesa Fortuna e Dyseldorfit, që pësoi dëmtime radhazi me portierët. Ndryshe nga çfarë i thotë emri (Fortuna mund të përkthehet fat), trajneri Fridhelm Funkel mori vetëm goditje dhe u detyrua të merrte vazhdimisht portierë të tjerë. Interesant është fakt se, në momentin kur mallkimi i dëmtimeve përfundoi, Funkeli ka një problem tjetër. Tabloidi “Bild” njofton se trajneri do të marrë me vete në fazën përgatitore në Spanjë … 6 portierë dhe dy trajnerë portierësh!
“Unë dua që të jem i sigurt”, – u shpreh ai, diçka që në shqip mund të thuhet “kur digjesh nga qulli, i fryn kosit”. Portierët e Dyseldorfit janë Zak Stefën (24 vjeç, amerikan), Mikael Rensing (35 vjeç), Rafael Volf (31), Tim Visner (23) dhe Denis-Adam Gorka (17). Funkeli ka edhe një plan rezervë, nëse i ndodh ndonjë gjë njërit prej 6 portierëve të tij në Spanjë, në gatishmëri është portieri i ekipit U19, Maduka Okoje, që u thirr edhe në kombëtaren e Nigerisë.
Sfidanti.al