Ka apo nuk ka “luftë civile” tek PSG-ja? Zgjuarsia e Mbapesë nuk e lejon!

Edhe vetë Nejmar ka ndryshuar, dhe ky është një sinjal i mirë. Pak javë më parë, ai i la një penallti shokut të skuadrës (në mos gaboj, Kavanit), duke u sjellë 180 gradë ndryshe në krahasim me të kaluarën. Duket se paqja është vendosur tek Paris SG, ku nuk po flitet më për privilegjet e brazilianit që mërzisin shokët e skuadrës, por gjithsesi ekziston një dyshim. Saktësisht, a mund të jetojnë “dy gjela në një kafaz”, pra ai mundet që Nejmar dhe Mbape të bashkëjetojnë me egot e tyre të mëdha, dhe pa u përplasur.

“Nuk ka rivalitet mes nesh, – janë fjalët e Mbapesë, – kur mbërrita në Paris, ishte e qartë që Nejmari ishte superylli, nuk pati debat për këtë. Në Botëror, ai u dëmtua dhe nuk mundi të shkëlqente, ndërsa unë dola kampion. Vetëm pas kësaj nisën zërat se unë doja t’i zija vendin, por kjo nuk është e vërtetë”. Sulmuesi 21-vjeçar tregoi pastaj se çfarë i tha shokut të skuadrës. “I thashë që të mos shqetësohej, pasi unë nuk do t’i bëja hije, – u shpreh ai, – do të luftoja për Topin e Artë sepse Nejmar ishte i dëmtuar, por nuk doja t’i zija vendin, dhe se isha aty për ta ndihmuar”. Një përgjigje e zgjuar, dhe shpresohet që edhe sjellja e tij të jetë po kaq e zgjuar për të mirën e PSG-së, dhe të të dy yjeve.

Sfidanti.al