Juventus e pëson edhe pas Superkupës, Betankur skualifikohet me 3 ndeshje

Telashet nuk kanë të sosur për Juventusin pas humbjes në Superkupën e Italisë. Zonja e Vjetër u ndëshkua edhe në aspektin disiplinor nga Gjykatësi Sportiv. Ai që e pësoi më shumë ishre Rodrigo Betankur. Mesfushori uruguajan u dënua me 3 ndeshje pezullim dhe 10 mijë Euro gjobë; 1 ndeshje për kartonin e kuq të marrë pas dy kartonave të verdhe dhe dy të tjerat bashkë me gjobën sepse iu afrua kërcënueshem ballë për ballë  arbitrit të katër të ndeshjes me Lazion duke përdorur edhe një shprehje vulgare dhe fyese.

Po kështu një paralajmërim pati edhe trajneri Mauricio Sarri, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi, Pavel Nedvded dhe Fabio Paratici u gjobitën me 5 mijë Euro secili pasi në fundin e ndeshjes iu drejtuan dhomave të arbitrave duke shfaqur një sjelle pa respekt kundrejt bashkëpunëtorëve të Prokurorisë Federale’.

Futbollisti Betankur pas këtij vendimi do të mungojë në ndeshjet kundër Kaljarit, Romës dhe Parmës. Por edhe Lazio pati të ndëshkuarit e saj. Lukas Leiva dhe Luis Alberto u skualifikuan 1 ndeshje pasi morën karton të verdhë gjatë ndeshjes ndërkohë që e kishin pasur një të tillë më parë

Sfidanti.al