Botërori i Rally, tani me Pirellin si furnizues të vetëm gomash

Pas Formula 1 dhe Suprbike, Pirelli zbarkon edhe në Botërorin e Rally. Federata ndërkombëtare e Automobilizmit bëri të ditur se kompania milaneze është zgjedhur si furnizuesi i vetëm më goma në  Botërorin e Rally për sezonet 2021-2024. Në mënyrë të vecantë, Pirelli do të furnizojë me goma të gjitha makinat 4×4 që do të marrin pjesë në garat e vlefshme për WRC dhe WRC Plus, në R5 që janë pjesë e WRC2 por edhe në disa kompeticione rajonale e kombëtare në të gjithë botën

‘Impenjimi në nivel maksimal në garat Rally ishte një rikthim të cilin e kishim menduar prej kohësh-tha Mario Izola, Drejtori i Car Racing të Pirellit-dhe në mënyrë të vecantë na vjen mirë që e gjithë kjo konokretizohet me sgjedhjen e FIA që arrin pas një sezoni ku kampion bote u shpall estonezi Ott Tanak, një prej të rinjve të krijuar në programin Pirelli Star Driver. Furnizimi i makinave të WRC së bashku me ata të F1 do të na japë mundësinë për të përmirësuar akoma më shumë produktet tona duke u matur me kërkesat më të ndryshme dhe impenjative të motorsportit’.

sfidanti.al