Atalanta e di se sulmuesi i saj pëlqehet nga Antonio Konte dhe Bepe Marota. Dakord, bergamaskët e vlerësojnë këtë gjë, por nuk janë paraqitur në takim për të kënaqur përfaqësuesit e Interit, por për të mbrojtur interesat e tyre. Pra, kur zikaltërit kërkuan që ta “bllokonin” Kulushevskin që në janar, me synim për të mos lejuar konkurrentët që të ndërhyjnë. Mirë, por Interi nuk përmendi fjalën “magjike”, pra 40 milionë eurot e kartonit që kërkon Atalanta.
Kjo bëri që në Bergamo ta kenë “një vesh shurdh” për kërkesën milaneze, dhe të hapin “ankandin” për lojtarin e tyre më të kërkuar. Kulushevski, në të vërtetë, këtë sezon luan për Parmën, por kartonin e ka “DEA” ndaj bisedon ajo. Atalanta e di se edhe klube të tjerë në Serinë A e pëlqejnë lojtarin, dhe fama e tij ka arritur deri në Premier Ligë. Pra, Interi duhet të nxitojë, ndryshe tenderi mund të bëjë që vlera e kartonit të rritet edhe më shumë.
Sfidanti.al