PSV shkarkon Van Bomel:Rënia është e fortë dhe jo e denjë

Mark Van Bomel nuk është më trajner I PSV Eindhoven. Klubi holandez zyrtarizoio shkarkimin e trajnerit pas humbjes 3-1 të pësuar në Eredivisie ndaj Fejnordit që e lë këtë skuadër 10 pikë prapa Ajaksit dhe AZ Alkmarit që kryesojnë klasifikimin

‘Rënia është shumë e fortë dhe jo e denjë për PSV-tha Drejtori I Përgjithshëm I PSV, Ton Gerbrands-interesi I klubit ka qenë gjithnjë në plan të parë. Vlerësimi  I situatës rezultoi në marrjen e këtij vendimi të dhimbshëm. Të gjithë bëmë gjithcka mundëm për të ndryshuar gjërat, për fat të keq nuk patëm sukses’.

Tani PSV Eindhoven që nuk është më në kompeticionet evropiane pasi u eliminua që në fazën e grupeve të Europa League do të nisë kërkimet për një trajner të ri për të kthyer fatin e këtij sezoni

Sfidanti.al