Milan, Maldini pranon: Ibra, një opsion por sa më shumë kalon koha aq më e vështirë bëhet

Merkatoja e janarit po afron dhe emri I Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirës së Milanit. Por koha kalon dhe tashmë te një prej drejtuesve të Milanit, Paolo Maldini kanë lindur dyshimet në lidhje me këtë cështje.

‘Me siguri Ibrahimovic është një opsion-tha Maldini-po vazhdojmë të diskutojme, ka edhe opsione të tjera. Sa më shumë kalon koha, aq më e vështirë bëhet. Ai e luajti ndeshjen e fundit në 25 tetor dhe për një lojtar 38 vjecar vështirësohen gjërat  duke marrë parasysh edhe faktin se pas 5 muajsh përfundon sezoni. Përsa u përket alternativave, jemi të hapur të shohim lojhtarë të talenmtuar në bazë të asaj që kemi nevojë. Problemi Duarte na vuri pak në vështirësi në mbrojtje, por Kaldara po shfaq sërish një rendiment pozitiv’.

Sfidanti.al