Në NBA është e vështirë të fitosh gjithnjë, aq më tepër kur je 20 vjeç, dhe skuadra jote nuk ka përvojën e duhur. Këtë përvojë po e grumbullon Luka Donçiç, ashtu siç po bën edhe me rekordet. Pasi triumfoi si debutues në sezonin e kaluar, ai theu një rekord të rëndësishëm të Majkëll Xhordanit, atë të më shumë ndeshjeve radhazi me të paktën 20 pikë, 5 topa në tabela, 5 asistë, shkurt 20-5-5. Xhordani kishte arritur në 18, ndërsa Donçiç është në 19. Slloveni realizoi 27 pikë, kapi 7 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë. Nuk pati festë, gjithsesi, pasi Sakramento u tregua e shkathët duke fituar në Dallas me shifrat 110-106, e Donçiç gaboi një gjuajtje që mund ta kishte dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Për të synuar titujt e Xhordanit, ballkanasit do t’i duhet kohë.
Sfidanti.al