Mos u mërzit Xherrard, Rejnxhëri bëri lojën, por Sëlltiku mori Kupën

Sëlltiku fitoi një tjetër trofe në futbollin skocez, Kupën e Ligës, duke e bërë këtë për herë të 10-të radhazi. Pra janë 10 trofe njëri pas tjetrit që fitohen nga klubi i “tërfilit”, ndonëse në finalen e së dielës fati ishte tepër i madh ndaj Gllazgou Rejnxhërsit. Skuadra e drejtuar nga Stiven Xherrard bëri lojën, sulmoi gjatë gjithë kohës, humbi edhe 11-metërsh, por shpërdoroi shumë, ndërsa Sëlltiku shënoi gol në gjuajtjen e parë dhe të vetme në kuadrat. Fituesit luajtën me 10 vetë pasi Xheremi Frimpong u përjashtua me të kuq, por kjo nuk e pengoi Sëlltikun që t’ia dilte mbanë. Rejnxhërsi mori lavdërime, por pati edhe kritika. Shumëkush po hedh dyshime për forcën psikologjike të skuadrës së ish-kapitenit të Liverpulit, që ende nuk po arrin të fitojë ndonjë trofe.

Sfidanti.al