UEFA vendos, do ketë VAR në playoffet e Evropianit dhe fazës kualifikuese të Botërorit

Sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet e playoffit për kualifikueset e Euro 2020 që do të luhen në muajin mars dhe fazës kualifikuese të Botërorit të Katarit në 2022. Ky është vendimi I marrë nga Komiteti Ekzekutiv I UEFA në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën në Nion të Zvicrës

UEFA bëri të ditur se pas aprovimit nga FIFA, Video Assistant Referee, do të jetë I pranishëm për kualifikueset e Kupës së Botës së vitit 2022 nga ku do të kualifikohen 13 ekipet evropiane; 10 fitueset e grupeve do të kalojnë direkt, dhe 3 fitueset e fazës së playoffit

Në këto eliminatore do të luajnë 10 skuadrat e dyta të cdo grupi të fazës kualifikueses dhe 2 kampionet më të mira në grupe në Ligën e Kombeve 2020/2021 pas një klasifikimi të përgjithshëm ku nuk do të jenë skuadrat e kualifikuara direkt

Përvec kësaj, Komiteti Ekzekutiv miratoi edhe datën e shortit për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve që do të jetë 3 marsi I vitit të ardhshëm me ceremoninë që do të zhvillohet në Amsterdam. Një tjetër vendim I marrë nga UEFA është edhe zgjedhja e Minskut si vendi organizator I fazës finale të Ligës së kampioneve në Futsal në 2020 që do të luhet në 23-26 prill ku marrin pjesë ekipet spanjolle Barcelona dhe Murcia dhe ato ruse KPRF dhe Tiumen.

Sfidanti.al