Kolumbia, Keiroz I kërkoi Hames të largohej nga Reali I Madridit

Karlos Keiroz I ka kërkuar Hames Rodrigez që të largohet nga Reali I Madridit. Kjo është ajo që ka bërë të ditur gazetari Karlos Antonio Velez në programin e tij ‘Palabras Mayores’

‘Kejros I telefonoi Hames kur ky ishte mes bisedimeve për kontratën e tij duke e këshilluar që të largohet nga Reali I madridit-tha Velez- ai I tha se ishte e nevojshme që Rodrigez të shkonte në një ekip tjetër cilido qoftë ai pasi ishte e domosdoshme që të aktivizohej’

Trajneri portugez gjithnjë ka thënë se dëshiron që futbollistët e tij të kenë minuta aktivizime me klubet e tyre. Keiroz nuk dëshiron që përfaqësuesja kolumbin të jetë një strehë dhe I vetmi vend ku ata të jenë në kompeticion.

‘Një futbollist ka lindur për të luajtur, ashtu sikurse një këngëtar ka lindur për të kënduar –është shprehur Keiroz-nëse dikush është balerin është për të vallëzuar. Nëse nuk vallëzon apo këndon, I humbet mundësitë’

Në fund Hames Rodrigez vendosi që të qëndrojë te Reali I Madridit për të luftuar për një vend në formacionin bazë. Fillimi I sezonit ishte premtues për kolumbianin që ishte titullar në 3 ndeshje radhazi, por pak nga pak e humbi rolin e protagonistit dhe Zidane e vendosi sërish në stolin e rezervave. Hamez ka luajtur 9 ndeshje, 5 nga të cilat si titullar me 1 gol të shënuar.

Sfidanti.al