Një takim i munguar, që kënaq edhe Pogbanë, edhe Murinjon!

Mund të ishin parë sy më sy në “Old Traford” këtë fundjavë, veçse nuk do të ndodhë. Pol Pogna është duke u rikuperuar, veçse nuk mund të jetë gati për duelin e Mançester Junajtidit ndaj Totenhemit në Premier Ligë. Shumëkush e kujton periudhën vitin e kaluar, kur francezi ishte në marrëdhënie të akullta me trajnerin e tij, Zhoze Murinjon, njeriun që do të kthehet në Mançester si teknik i Totenhemit.

Pogba është cilësuar si një nga fajtorët për shkarkimin e portugezit, dhe dueli mund të kishte qenë një sfidë personale mes tyre, veçse kjo nuk do të ndodhë. Mesfushori 26-vjeçar nuk luan që nga shtatori pas një dëmtimi në kavilje, duke i prishur shumë punë “djajve”. Trajneri Solskjer beson se Pogba do të kthehet shpejt, dhe se kampioni i botës do ta ndihmojë skuadrën që të synojë kualifikimin për në Champions. Gjithsesi, së pari duhet arritur fitorja ndaj Totenhemit pa ndihmën e Pogbasë.

Sfidanti.al