Kielini akuzon Realin për CR7-ën, jo më kot janë shokë tek Juvja!

Deklarata e tij mund të cilësohet “bombë”, por duhet të vlerësohet si “shashkë”, sepse është pa pasoja për të tjerët dhe për atë vetë. Nuk do të ketë hetim gjyqësor për akuzën e Xhorxho Kielinit se Reali ia vodhi Kristiano Ronaldos Topin e Artë të 2018-ës. “Vjedhja ndaj Ronaldos ndodhi vitin e kaluar, – tha kapiteni i Juventusit, – ishte e hapur fare. Modriç nuk ishte në vitin e tij më të mirë. Këtë vit ishte më e vështirë me Ronaldon, Mesin dhe Van Dajkun. Ishte si të zgjidhje mes Federerit, Nadalit e Gjokoviçit”.

Kielini duket qartë se është i detyruar që ta mbrojë portugezin sepse e ka shok skuadre, ndërsa disa fjalë i thotë siç duhet. “Sipas logjikës, vjet duhej të fitonte ose Grizmani, ose Mbapeja, – vazhdoi ai, – sa për Kristianon, ndoshta nuk është në momentin më të mirë të karrierës, por për ne është tepër i rëndësishëm”.

Sfidanti.al